Klina

Dhunohet një grua në Klinë

Një grua është dhunuar dje rreth orës 09:00, në Klinë.

Policia ka njoftuar se një person ka raportuar në polici se viktima, nën kërcënim dhe pa dëshirën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin.

I dyshuari për këtë rast sipas policisë është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.