Ilustrim

Dhunohet e mitura në Viti, arrestohet i dyshuari

Një burrë nga Vitia është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

Rasti ka ndodhur më 15 nëntor të këtij viti, në orët e hershme të mëngjesit.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën po dyshohet.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.