Foto: Ilustrim

Dhunimi i të miturës në Viti, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një person është arrestuar në Viti për dhunimin e një vajze të mitur.

Rasti, sipas forcave të rendit kishte ndodhur në mes datave 11 dhe 12 mars të këtij viti.

Sot gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Gjilan njoftoi se i dyshuari për rastin e dhunimit është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të pandehurin V. I., në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, nga Gjykata Themelore në Gjilan, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, ndaj viktimës së mitur” – thuhet në njoftim.

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Viti

www.kallxo.com