Prokuroria Themelore në Ferizaj

Dhunimi i të miturës në Ferizaj - Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar paraburgim për personin i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur në Ferizaj, më 12.02.2025, sipas Raportit 24-orësh të Policisë.

Për KALLXO.com këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Ferizaj, Vjosa Baftiu.

“Kërkesa për paraburgim është dorëzuar në Gjykatë.” – tha Baftiu.

Ndërsa, seanca lidhur më këtë rast pritet të mbahet nesër, më 14.02.2025, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe natyrës së veprës penale “dhunim” do të jetë e mbyllur për media dhe publikun.

“Nesër paradite është caktuar mbajtja e seancës, mirëpo për shkak të rrethanave dhe viktimës së mitur, seanca është e mbyllur.” – tha ajo.

KALLXO.com mëson se Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarin.

Rasti për veprën penale “dhunim” është raportuar në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 12.02.2025.

Ndërsa, pas raportimit në Polici që ka bërë viktima, i dyshuari është arrestuar.