Ilustrim

Dhunimi i një vajze brenda motelit në Gjilan - I dyshuari e lidhi e më pas e rrahu viktimën

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës njoftoi se një grua ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person.

Sipas policisë ngjarja kishte ndodhur në një motel në rajonin e Gjilanit ndërsa i dyshuari është arrestuar.

KALLXO.com mëson se rasti ka ndodhur brenda një periudhe kohore prej 10 orësh, ndërsa i dyshuari me viktimën kishin një kohë të gjatë që ishin në një lidhje mes vete.

Sipas burimeve të KALLXO.com, i dyshuari pa pëlqimin e viktimës kishte kryer marrëdhënie seksuale dhe nën kërcënim të përdorimit të forcës.

Fillimisht siç mëson KALLXO.com çifti kishte kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë e më pas i dyshuari kishte kërkuar nga e dëmtuara që t’i lidhte sytë, e ku më pas i dyshuari ia kishte lidhur duart ndërsa me rrip të pantallonave fillon e godet dhe pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale duke e keqtrajtuar edhe fizikisht.

Në lidhje me këtë rast, burri po dyshohet për dhunimin e gruas me të cilën kishte lidhje disa vjeçare.

KALLXO.com mëson se burri pasi i kishte kryer të gjitha marrëdhëniet me të dëmtuarën i kishte thënë se po ndahen.

Në lidhje me këtë rast, siç mëson KALLXO.com Prokuroria në Gjilan ka kërkuar edhe paraburgimin e të dyshuarit.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme në lidhje me këtë rast – LINK