Protesta kundër dhunimit të 11-vjeçares, Foto: KALLXO.com

Dhunimi i 11-vjeçares, të hënën sërish protestë në Prishtinë

Të hënën do të protestohet përsëri lidhur me rastin e dhunimit të 11- vejçares në Prishtinë.

Protesta do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 para ndërtesës së Qeverisë.

Organizatorët e kësaj proteste, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj përmes një njoftimi kanë thënë se  përdhunimi i vajzës 11 vjeçare nga 5 djem e burra dhe dështimi institucional nuk mund të tejkalohet me dy shkarkime, dorëheqje e, siç thuhet më tej në njoftim, lojë fasjësimesh mes institucionesh.

Gjatë kësaj protestë organizatorët do të kërkojnë edhe: Legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray); Shkarkimin e zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin e përdhunimit të së miturës; Krijimi i një njësiti të specializuar për dhunë seksuale në Polici; Siguri, drejtësi dhe rehabilitim për të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe  Futjen e lëndës së edukatës seksuale në shkolla.

Dhuna ndaj vajzave dhe grave është në nivele pandemike, andaj dhe luftimi i saj duhet të jetë urgjencë kombëtare, thuhet më tej në njoftim.

Aty thuhet se me mos reagimin e ndaj sulmeve me bazë gjinorë, shteti vazhdon ta ushqejë fenomenin e dhunës ndaj grave duke mos ndëshkuar mostrajtimin e duhur të rasteve të dhunës ndaj grave.

“Neglizhenca e shtetit është duke ua rrezikuar dhe më tej vajzat dhe gratë në Kosovë, sidomos atyre të mitura. 85% të viktimave të dhunës seksuale në periudhën 2019-2021 kanë qenë të mitura sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës. Tutje, raporte kanë treguar se gjykatat vendore kanë dhënë dënime nën minimumin e lejuar me ligj në më shumë se gjysmën e rasteve të dhunës seksuale”- thuhet në njoftim.

Andaj, sipas njoftimit, para kësaj,  braktisje shtetërore dhe pasigurie, ne zgjidhje të vetme e kemi protestën.

“Të hënën ne mblidhemi dhe i përgjigjemi me revoltë mos adresimin e duhur të kërkesave tona të së mërkurës nga Qeveria. Ne do ulemi dhe do e bllokojmë hyrjen e Qeverisë deri sa përgjigjet qeveritare të na garantojnë siguri”- thuhet në njoftimin për protestën e së hënës.