Foto: ZKM

Dhunimi fizik i të moshuarës në Pejë, reagon edhe kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj videos që u publikua sot në media, në të cilën shihet një e moshuar duke u dhunuar fizikisht nga një infermiere në qendrën për të moshuar ‘Orenda’, në Pejë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se ajo që është parë sot është e tmerrshme.

Kurti ka thënë se institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

Ky është reagimi i plotë i Kurtit:

Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”.

Deri më tash, në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuara, e një person tjetër është shoqëruar në polici. Prokuroria e Shtetit zyrtarisht ka filluar hetimet, kurse Qendra për të moshuar ka suspenduar katër infermiere nga puna.

Çka deklaruan në Polici infermieret e dyshuara për rastin në qendrën e të moshuarve në Pejë?