Ilustrim

Dhunim brenda një moteli në Gjilan

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka dhunuar një grua.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa ankuesja ka kryer edhe ekzaminimet mjekësore.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se një burrë po dyshohet se dhunimin e ka kryer në një motel.

I njëjti është intervistuar ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa policia ka thënë se rasti është duke u hetuar.