Armët e konfiskuara - FOTO - Policia e Kosovës

Dhunë në familje, të dyshuarit i konfiskohen armë dhe municione

Një person i dyshuar për dhunë në familje është arrestuar nga Policia në fshatin Jabllanicë e madhe të Pejës.

Polica njofton se të dyshuarit i janë gjetur edhe armë dhe municione në shtëpi.

Më datë 31.05.2022, rreth orës 13:00, Stacioni Policor në Pejë, është informuar se në fshatin Jabllanicë e madhe- Pejë, ka një rast “Dhunë në Familje”. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, aty ka takuar dëshmitarin me një armë ne dorë, i cili ka deklaruar se armën e ka marrë nga i dyshuari për arsye se kishte frikë se do ta lëndonte ndonjërin anëtar të familjes”, njofton Policia.

Tutje Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

“Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, në koordinim të plotë me Gjykatën kompetente dhe Prokurorin e shtetit, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit aty gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike, një karikator i pushkës, 36 fishek të kalibrit 7.62×39 mm, pesë thika të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.