Foto: KALLXO.com Ilustrim

Dhunë në familje, të dyshuarit dërgohen në mbajtje

 

Të paktën dy raste të dhunës në familje janë raportuar në njëzetekatërorëshin e fundit në Prishtinë.

Një rast ka ndodhur dje rreth orës 18:48, ku një i dyshuar pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten shtetase e huaj, e ka sulmuar këtë të fundit.

Ndërsa rasti tjetër raportohet të ketë ndodhur po ashtu dje rreth orës 19:40, ku një i dyshuar pasi që ka pas mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy viktimave gra – kosovare.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit për të dy rastet pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.