Ilustrim

Dhunë në familje në Prishtinë e Graçanicë

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orëshin e fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person është dërguar në mbajtje pasi që kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

Po ashtu në Prishtinë një person tjetër është dërguar në mbajtje pasi që kishte sulmuar motrën e tij. Kjo ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:59.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Graçanicë, ku një person i komunitetit serb kishte sulmuar fizikisht motrën e tij dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Të tri këto viktima kanë pranuar tretman mjekësor pas sulmit, raporton Policia e Kosovës.