
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Dhunë në familje në Pejë, Policia: Vjehrra e dyshuar, reja viktimë e rastit
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Pejë dhe Klinë.
Në Kryeqytet dyshohet se një grua u sulmua fizikisht nga një burrë, e që i njëjti ndodhet në kërkim.
“Është iniciuar rasti ku të përfshirë kanë qenë një femër kosovare dhe një burrë, me të cilin ka bashkëjetuar. Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe i dyshuari gjendet në kërkim.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa, në Lipjan, sipas Raportit të Policisë së Kosovës lidhur me rastin e ndodhur më 11.02.2025, është arrestuar një burrë.
“Lidhur me rastin, më 11.02.2025, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti pas intervistimit me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti është nën hetime.” – thuhet në Raportin 24-orësh.
Në Raportin 24-orësh të Policisë thuhet së në Pejë janë përfshirë në dhunë familjare dy gra.
“Të përfshira kanë qenë dy femra kosovare: vjehrra (si e dyshuar) dhe reja e saj (viktimë) e rastit.” – njofton Policia.
Në Klinë është raportuar se një burrë e ka sulmuar fizikisht një grua pas një mosmarrëveshjeje.
“Pas një mosmarrëveshjeje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është hospitalizuar në Spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është nën hetime.” – thuhet në njoftimin e Policisë.