Foto: Ilustrim

Dhunë në familje, arrestohet i dyshuari në Malishevë për sulm ndaj nënës

Një person i dyshuar në Malishevë është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti dje rreth orës 09:00 ka sulmuar fizikisht nën e tij.

Viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e sulmit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.