Dhuna në familje - Foto: REL/Shutterstock

Dhunë familjare në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 12:40.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një burrë dhe një grua.

Sipas policisë, burri ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.