Dhunë brenda një familje në Prishtinë, një person theret me thikë

Një person ka mbetur i therur me thikë si pasojë e një përleshje brenda një familje në Prishtinë. Policia ka njoftuar se tre persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë për shkak se kishin ushtruar dhunë në familje. Si pasojë e dhunës njëri prej të dyshuarve kishte pësuar lëndime trupore pasi ishte ther me thikë dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.