Dhuna në ndeshjen Ponte Prizreni - Peja, Federata merr nesër vendim

Është ndërprerë edhe zyrtarisht nga ana e gjyqtarit ndeshja ndërmejt Ponte Prizrenit dhe KB Pejës. Kjo ishte ndeshja e pestë e Play-off të Five Star Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa ishte vendimtare, për shkak se cakton kualifikuesin për në finale të madhe.

Elvira Dushku, zëdhënëse e FBK-së, për KALLXO.com ka thënë se ndeshja sot nuk vazhdon, ndërsa deri nesër pritet të merret vendimi, pas analizimit të fakteve.

“Ndeshja është ndërpre, tash po presim me i mbledh krejt informatat, inçizimet dhe krejt çka ka. Nuk ka me pas vendim deri nesër, kanë me u analizu të gjitha dhe çka ndodhë më tutje, nuk ka vendim deri nesër”, ka thënë Dushku për KALLXO.com.

Ndërsa KB Peja, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se pas përfundimit të pjesës së parë, disa shikues dhe një pjesë e stafit të ekipit vendas kanë sulmuar ekipin e tyre.

“Deri sa ekipa ishte duke u larguar drejt zhveshtoreve për pushimin e pjesës së parë, shikuesit dhe një pjesë e stafit e lojtarëve të ekipes vendase na janë versulur si me keq ndaj ekipes tone”, thuhet në postimin e KB Peja.

Dhunë në basketbollin kosovar, KB Peja thotë se janë sulmuar në Prizren