Dhuna në familje, tre të dyshuar përfundojnë në Emergjencë, pasi u rrahën edhe me mjete të forta

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës.

Sipas raportit ditor të PK-së, rasti ka ndodhur në Viti dhe është iniciuar si “dhunë në familje dhe lëndim trupor”.

Policia tregoi se tre të dyshuar, pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes vete duke përdorur mjete të forta.

Në raportin 24 orësh thuhet se të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor në shtëpinë e Shëndetit dhe, më pas, janë transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal – Gjilan. Sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia njoftoi se rasti është nën hetime.