Dhuna në familje, Policia raporton për katër raste

Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Kosovës.

Siç njofton Policia e Kosovës, më 17.10.2024, në Prishtinë një grua ka raportuar se burri i saj kishte shkuar te vendi i saj i punës, e kishte ofenduar dhe kishte tentuar ta sulmojë. 

Rasti ka ndodhur më 16.10.2024, rreth orës 11:00.

“E njëjta deklaron se ka dhunë psikike nga i dyshuari në vazhdimësi. Nuk raportohet për të arrestuar” – njofton Policia.

Ndërkaq në Lipjan, një vajzë ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga vëllai saj.

Rasti ka ndodhur më 16.10.2024, rreth orës 21:30.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt” – ka bërë të ditur Policia.

Kurse, në Junik Policia thotë se në rrethana të panjohura janë rrahur mes veti dy vëllezër. 

Rasti ka ndodhur më 15.10.2024, rreth orës 22:20.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia.

Dhe në Rahovec, është raportuar se një burrë pas një mosmarrëveshjeje ishte përleshur me gruan e tij. 

Ky rast ka ndodhur më 15.10.2024, rreth orës 08:00.

Edhe në këtë rast, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.