Dhuna në familje, motra denoncon vëllain në Polici

Një i dyshuar është arrestuar, pasi që u raportua nga motra e tij për dhunë psikike, më 01.09.2024, në Gjakovë.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se vëllai i saj vazhdimisht në gjendje të dehur shkon te shtëpia e saj dhe i shkakton dhunë psikike duke i kërkuar para” – thuhet në raportin policor, të datës 02.09.2024.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si dhunë në familje.