Ilustrim - Policia në aksion

Dhuna në familje, burri sulmon gruan dhe vëllai vëllain

Një person është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës pasi kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.

Pas sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në qytetin e Suharekës.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, në Prizren ka ndodhur poashtu një rast i dhunës në familje.

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.