Dhuna në familje, arrestohen tre persona dhe vetëm njëri dërgohet në mbajtje

Tri raste të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Nga këto raste në komuna të ndryshme, janë arrestuar tre persona të dyshuar, dy prej të cilëve janë liruar dhe një është dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë, mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një burrë pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me bashkëshorten e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë.

Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër është raportuar dje në Drenas. Sipas organeve të rendit, është arrestuar një burrë, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet.

Tjetri rast është raportuar në Mitrovicë. Policia e ka arrestuar një person pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

I dyshuari gjithashtu edhe ka demoluar gjësendet në shtëpi.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur PK-ja.