Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dhuna në familje, arrestohen burrë e grua në Gjakovë nën dyshimin se janë rrahur mes vete

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të Policisë, rastet janë raportuar se kanë ndodhur në Prishtinë dhe Gjakovë.

Lidhur me këto raste Policia ka arrestuar disa të dyshuar.

Në Prishtinë më 23.10.2024 është raportuar se një grua në vazhdimësi është duke pasur dhunë psikike nga një burrë.

Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në Prishtinë është raportuar se një persona ka shkaktuar sulum fizik ndaj dy burra.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovar, i  njëjti pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”-thuhet në njoftim.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është kanosur nga një burrë. Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur më 23.10.2024, rreth orës 07:5.

Ndërsa në njoftimi thuhet se në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.

Edhe në Gjakovë, një burrë dhe një grua janë arrestuar më 23.10.2024, nën dyshimet se ishin rrahur mes vete.

Sipas njoftimi, të njëjtit kanë refuzuar trajtimet mjekësore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar me procedurë të rregullt.