Dhuna ndaj turistëve spanjollë në Shqipëri, autorët shkatërruan edhe furgonin

Policia në Shqipëri nuk ka reaguar ende për një ngjarje të shëmtuar të ndodhur dje në Qeparo të Himarës ku pesë turistë spanjollë raportohet se janë dhunuar barbarisht nga pronari i lokalit dhe të afërm të tij. Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar foto dhe video që tregojnë furgonin e shkatërruar me të cilin udhëtonin turistët spanjollë.

Shkak dyshohet se është bërë pakënaqësia e turistëve me ushqimin në restorant, çka ka sjellë edhe reagimin e ashpër të pronarit. Ata janë dhunuar dhe kërcënuar, si dhe u është thyer xhami i mjetit, raporton Top Chanel.

Fatmirësisht turistët kanë mundur të largohen disa kilometra deri sa kanë parë një patrullë të policisë, e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.