Dhuna ndaj të moshuarës, deklarohet njëri nga pronarët e qendrës së të moshuarve ‘Orenda’

Anton Rasaj, njëri nga pronarët e qendrës së të moshuarve ‘Orenda’, ku ndodhi sulmi ndaj një të moshuare në Pejë, është deklaruar në lidhje me rastin, duke thënë se ngjarja e ka lënë pa fjalë dhe e ka mbushur plot mllef.

Përmes një reagimi, Rasaj ka thënë se është investitor dhe sipas tij ka punësuar personel dhe është kujdesur që të krijojë vende pune në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se ka larguar nga puna personelin në fjalë.

“Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do ti ndejkim përgjegjesit në procedura tjera ligjore po ashtu” – ka thënë Rasai.

Ai ka ftuar organet e drejtësisë që të bëjnë punën e tyre, ndërsa ka thënë se ‘do të bëjë gjithçka që është në mundësinë tonë’.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre të dyshuara, ndërsa Prokuroria e Shtetit është duke e hetuar rastin.

Reagimi i plotë i Anton Rasajt: 

Të nderuar,
Ju kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! unë Anton Rasaj sot si aksionari me i madh ne shoqerinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marr veprimet personalisht!

Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit me familje vendosem ti investojmë në vendlindje. kemi punesuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkëatdhetar tonë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lanë pa fjalë dhe plotë mllef!

Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinnatë.

Nuk kam fjale ta pershkruaj se si jam ndjere kur e kam parë sjelljen e infermiereve.

Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do ti ndejkim përgjegjesit në procedura tjera ligjore po ashtu.

I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njejtat të marrin denimin e merituar!

I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarim çdo veprim të nevojshëm!

E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaqerisht familjes së zonjës së rrespektuar, por Ju premtoj se do tē bëj gjithcka që është në mundësinë tonë!

Sulmi ndaj të moshuarës në Pejë, arrestohet e dyshuara e tretë