Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Dhuna ndaj grave në Shqipëri: Sfidë denoncimi i rasteve

Denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave mbetet ende një sfidë në Shqipëri. Bashkitë kanë ngritur disa Qendra ku po ofrojnë disa shërbime për viktimat e dhunës, por ndërgjegjësimi është ende i ulët vlerësojnë ekspertët.

Në Gjirokastër rastet më të shumta të dhunës kanë ardhur sidomos në familjet në vështirësi ekonomike.

Përgjatë viti 2022 në Shqipëri humbën jetën 6 gra dhe vajza nga dhuna dhe mbi 150 të tjera kërkuan urdhëra mbrojtjeje në gjykata pas kërcënimeve për jetën.

Pak ditë më parë autoritete vendore në Gjirokastër vendosën një pikturë murale në një godinë që shërben si çerdhe dhe kopësht dhe ku cdo mëngjes dhjetëra prindër sjellin fëmijët.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi tha se vendi u zgjodh posaçërisht për t`i ndërgjegjësuar familjet që të respektojnë gratë dhe vajzat dhe të parandalojën dhunën.

“Kjo është çerdhja dhe kopshti më i rëndësishëm i qytetit ku cdo ditë vijnë krahas fëmijëve edhe prindër, vijnë nëna ,vijnë gjyshër dhe gjyshe. E shohin këtë fasadë të ndryshuar jo vetëm nga ana estetike, por edhe me një mesazh për të respektuar gruan në familje dhe kudo”.

Të dhënat policore flasin për një rritje të rasteve të dhunës sidomos në zonat urbane të Gjirokastrës. Por sfida mbetet me denoncimin e dhunës, thotë Loreta Mamani, pedagoge e Psikologjisë në Universitetin e Gjirokastrës.

Denoncimi për dhunën bëhet në polici ose në Qendrën e Trajtimit të Rasteve të Dhunës në Bashki, që tashmë në Gjirokastër një qendër e tillë është funskionale. Më tej është gjykata ajo që merret me të viktimizuarën duke dhënë “urdhër mbrojtjeje” ose “urdhër të menjëherëshëm mbrojtjeje”. Por problemi, si në Gjirokastër edhe anembanë, është se dhuna ndodh brenda katër mureve të shtëpisë dhe ajo nuk denoncohet.”

Në Shqipëri pëgjatë këtij viti që po mbyllet 6 gra dhe vajza humbën jetën nga dhuna, ndërsa të dhënat zyrtare flasin për rreth 4 mijë denoncime të dhunës në familje dhe rreth 150 urdhër-mbrojtje të lëshuara nga gjykatat për gratë dhe vajzat në rrezik.

Zonja Mamani që ndjek në gjykatë raste si eskperte e liçensuar dhe anëtare e Urdhërit të Psikologut thotë se familjet me vështirësi ekonomike janë ato me më shume probleme edhe te dhunës.

“Famijet me probleme ekonomike kanë më shumë raste të dhunës ndaj grave. Pushteti qëndror pushteti vendor ,shoqatat duhet të nrgenë zërin duke ndërgjegjësuar viktimën. E para ta denoncojë dhunën, të ndërgjegjësojnë personin që dhunon se po kryen një vepër penale, pasi dhunuesi ka shkelur të drejtën e personit që dhunon si dhe ndërgjëgjësimin se ku duhet që të denoncohet dhuna”.

Në Gjirokastër prej tre vitesh është ngritur pranë bashkisë një qendër e posaçme për trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Vali Shehu drejtuese e kësaj qendre thotë se ofrohen disa shërbime.

Ofrohet akomodim 72 orësh në rastet kur është nevoja sepse gjithmonë e dhunuara qëndron në banesë dhe del dhunuesi. Njëkohësisht nga psikologia e qendrës ofrohet shërbim psiko -emocional si dhe këshillim. Ndërkohë bashkia ofron mbështetjen me paketa ushqimore dhe higjeno sanitare, njëkohësisht dhe shërbimin falas për kopshtin apo çerdhen e fëmijëve të këtyre viktimave. Bashkia ofron edhe bonusin e qerasë, kur paraqitet nevoja

Sipas të dhënave të Qendrës kundër dhunës në Bashkinë Gjirokastër në tre vitet që ajo ka funksionuar ka trajtuar rreth 120 raste të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Mbrojtja e grave nga dhuna vazhdon të mbetet një sfidë në Shqipëri, pavarësisht përmirësimeve ligjore, ngritjes së një rrjeti shërbimesh nga bashkitë dhe përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin në shoqërinë shqiptare./VOA