Foto: KALLXO.com

Dhoma e përgjimeve, Kurti flet për akuzat e Thaçit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka quajtur gënjeshtra deklarimet e presientit Hashim Thaçi se ai ka ka deklaruar se zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në Postë-Telekomin e Kosovës për 3 ditë rresht.

Albin Kurti viziton Komunën e Prishtinës

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 28 mai 2020

1Sipas Hashim Thaçit, Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla kanë hyrë në dhomën e përgjimeve duke shkelur ligjin.

“Problemi me kundërshtarët është që nuk mund të gënjejnë vetëm një herë, ato janë shpifje. Duket që protagonistëve të aferës Pronto ju ka ngelur mendja te përgjimet atëhër kur e ushtronin italishtën e mafiozëve. Të mos humbim kohë sepse dëshirat po i përshkruajnë si fakte, ata kanë dëshirë të hynë ne dhomën e përgjimeve”, tha Kurti sot para gazetarëve.

Kurse, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti pas pritjes që i bëri Kurtit në komunë tha se në këtë kohë duhet fokusuar në luftën ndaj pandemisë.

“Jam i kënaqur që kryeministri e vizitoi Komunën e Prishtinës, mendoj që do të duhej të ishim të fokusuar në situatën e eknomisë, mua më kap sikleti vetëm kur e dëgjoj dhomën e përgjimeve. Kemi qenë ish-shefa në situata të ndryshme, ne njihemi edhe me Arbenin, ne jemi të gatshëm me hap Prishtinënë. Ne nuk kemi hy fare në debatet se a kanë qenë mendime kushtetuese e ligjore, i kemi respektuar në përpikëri”, tha Ahmeti.

Thaçi: Albin Kurti, Xhelal Sveçla e Haki Abazi hynë për 3 ditë në dhomën e përgjimeve në PTK