Dhjetra civilë të vrarë pasi militantët sulmuan autobusin në Mali

Të paktën 31 persona janë vrarë në Malin qendror pasi militantët sulmuan një autobus që transportonte civilë në një treg.

Sipas autoriteteve, persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr dhe vranë shoferin, përpara se t’i vinin flakën autobusit, transmeton rtv21.tv.

Shumica e viktimave ishin gra që ishin rrugës për të punuar në treg, thanë burimet lokale për agjencinë e lajmeve EFE.

Sulmi vdekjeprurës është i fundit në përshkallëzimin e shpejtë të kryengritjes xhihadiste të Malit.

Sulmi ndodhi në zemër të rajonit Mopti të kombit afrikano-perëndimor, i cili ka parë përshkallëzim të dhunës muajt e fundit të nxitur nga luftëtarët e lidhur me Al-Kaedën dhe grupin Shteti Islamik.

Qeveria kalimtare e Malit, e formuar pas një grushti shteti që hoqi administratën e mëparshme në maj, ende nuk ka komentuar mbi sulmin.

Sulmi i fundit vjen vetëm një ditë pasi kryengritësit sulmuan një kolonë të OKB-së në veri të vendit, duke vrarë një punonjës civil dhe duke plagosur një tjetër.