Dhjetëra të vdekur në Nigeri pas shpërthimit në një rafineri ilegale

Të paktën 50 njerëz kanë vdekur në jug të Nigerisë si pasojë e një shpërthimi në një rafineri ilegale të naftës, kanë thënë autoritetet.

Dhjetëra njerëz besohet se kanë qenë duke punuar në fabrikë kur është përhapur zjarri.

Shumë prej tyre nuk kanë mundur as të identifikohen për shkak të djegies së madhe.

Shkalla e lartë e varfërisë dhe papunësisë e ka kthyer rafinimin e paligjshëm të naftës në biznes atraktiv për shumë banorë në jug të Nigerisë.

Numri i viktimave mund të rritet, pas një zyrtar lokal është cituar të ketë thënë sipas agjencisë së lajmeve Reuters që më shumë se 100 njerëz janë vrarë.

Autoritetet tentojnë vazhdimisht që të ndalin përhapjen e fabrikave ilegale ku rafinohet nafta e vjedhur.

Ende nuk është bërë e qartë se çka e ka nxitur shpërthimin./REL