Dhjetëra të arrestuar në rajonin e Prishtinës se nuk respektuan masat mbrojtëse për COVID-19

17 persona janë arrestuar  gjatë 24 orëshit të fundit në rajonin e Prishtinës për shkak se nuk respektuan vendimin e qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes.

Këto masa u morën për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë COVID-19.

Rastet kanë ndodhur si më poshtë:

Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë.

Dy persona janë arrestuar në rrugën  “Bajram Bahtiri”  në Prishtinë

Dy burra nga fshati Mramor i Prishtinës janë arrestuar për mos respektim të vendimit të qeverisë.

Në polici është shoqëruar edhe një i dyshuar nga  rruga “Hakif Zejnullahu” në  Prishtinë.

Një burrë tjetër është shoqëruar në polici nga Sheshi “Edit Durham” në Prishtinë.

Është shoqëruar në polici i dyshuari nga fshati Vasilevë në Drenas.

Nga fshati Komoran në Drenas Janë shoqëruar dy të dyshuar.

Një tjetër burrë është shoqëruar në polici nga fshati Sankoc në Drenas.

Në fshatin Dardhishtë në Obiliq është arrestuar i dyshuari për mosrespektim të vendimit të qeverisë.

Dy të dyshuar janë arrestuar në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Obiliq.

Tre persona janë arrestuar në rrugën “Hasan Prishtina’ në Obiliq.

Një i dyshuar nga Graçanica është arrestuar për mosrespektimin e vendimit të qeverisë.

Në fshatin Bradash të Podujevës janë shoqëruar në polici dy të dyshuar për mosrespektimin e masave të qeverisë.

Katër persona të tjerë janë shoqëruar në polici nga fshati Gllobar në Drenas.

Ndërsa një burrë tjetër është arrestuar  në rrugën  “Luan Haradinaj” në  Prishtinë.