Vushtrri, Foto: Policia e Kosovës

Dhjetëra hektarë pyje përfshihen nga zjarri në Vushtrri, arrestohet një person (FOTO)

Gjashtë lokacione në Vushtrri janë përfshirë nga zjarri ditën e sotme.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili po dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në njërin lokacion ndërsa janë duke punuar drejt indentifikimit edhe të personave të tjerë të dyshuar.

Sipas policisë, gjashtë sipërfaqe prej dhjetëra hektarësh pyje dhe ara ishin përfshirë nga zjarri, ndërsa flakët ishin afruar edhe shtëpive të banuara.

Rreth orës 19:30, Policia dhe Brigada e Zjarrfikësve të Vushtrrisë, Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Personi i arrestuar për veprën ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, është intervestuar në konsultim me prokurorin në cilësinë e të dyshuarit. Ndërsa janë iniciuar edhe dy raste tjera për veprën e njëjtë penale.

Zjarri
Vushtrri, Foto: Policia e Kosovës
Zjarri
Vushtrri, Foto: Policia e Kosovës
Zjarri
Vushtrri, Foto: Policia e Kosovës