Ilustrim

Dhjetëra arrestime në rajonin e Prishtinës për mosrespektim të kufizimit të lëvizjes

Në rajonin e Prishtinës, Policia e Kosovës ka arrestuar, ndaluar e shoqëruar në Polici, 32 persona të cilët nuk kanë përfillur vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes për shkak të coronavirusit.

Sipas Policisë, në Obiliq dje janë arrestuar dy persona për shkak se nuk e kanë zbatuar vendimin për parandalim të përhapjes së pandemisë. Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rrugën “Ahmet Krasniqi” pasditen e djshme është raportuar se një person i dyshuar është shoqëruar në polici, pasi që i njëjti është takuar në rrugë duke mos zbatuar vendimin për parandalim të përhapjes së pandemisë.  “I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” njofton policia.

Në një tjetër rast në kryqytet, të premten rreth orës 15:25 një person ishte hasur duke i shërbyer qytetarët me kafe dhe kishte hapur lokalin për të punuar duke mos e zbatuar kështu vendim për parandalim të përhapjes së pandemisë.

Edhe ky person pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

PK-ja tutje njofton se mbrëmë rreth orës 21:20 në Prishtinë, njësitet policore kanë hasur dhe arrestuar person, veprimi i të cilit i bie ndesh me vendimin për parandalim të përhapjes së pandemisë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit, personi lirohet, ndërsa rasti shkon në procedurë t rregullt.

Kurse, në sheshi “Nëna Terezë”, të premten rreth orës 22:30, njësitë policore kanë ndaluar dy persona të dyshuar, të cilët nuk e kanë zbatuar orarin e paraparë të lëvizjes.  “Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raporti policor. Në po këtë shesh në një rast tjetër, PK-ja ka ndaluar edhe dy persona të tjerë, për të njëjtin dyshim.

Gjashtë persona të tjerë janë ndaluar në Prishtinë, nga organet e rendit dhe ligjit në vend pasi kishin dal së bashku duke mos e zbatuar orarin e paraparë të lëvizjes. “Të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Në anën tjetër, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë mbrëmë njësitë policore kanë ndaluar personin e dyshuar i cili nuk i kishte zbatuar orarin e paraparë të lëvizjes. Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Në po të njëjtin lokalcion, të premten në mbrëmje, policia e ka ndaluar edhe një qytetar i cili nuk e kishte zbatuar orarin e paraparë të lëvizjes. “I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Edhe në magjitralen Prishtinë-Ferizaj mbrëmë rreth orës 00:15, njësitë policore kanë ndaluar personin e dyshuar i cili nuk e kishte zbatuar orarin e paraparë te lëvizjes. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Gjithashtu, mbrëmë në Obiliq njësitë policore pas pranimit të informatave e kanë hasur një lokal të hapur dhe në lokal kanë hasur pronarin, si dhe 16 persona tjerë në lokal.

“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe inspektori komunal i cili ka ndërmarr masat e parapara ligjore. Pronari i lokalit është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt. Ndërsa ndaj personave të tjerë do të vazhdohet me procedurat e parapara”, thuhet në raport.

Sipas vendimit të fundit të MSH-së, qytetarëve të Kosovës u lejohet dalja nga shtëpitë e tyre për vetëm një orë e gjysmë gjatë ditës.Prishtina është në mesin e qyteteve me më së shumti raste me COVID-19 në Kosovë. Deri më tani, në vend janë konfirmuar 480 pacientë me virusin, 84 të shëruar dhe 12 të vdekur.