COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dhjetë raste të reja me COVID19, asnjë i vdekur

Dhjetë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit nga 2,277 mostra të marrura në terren nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Në njoftimin e Institutit poashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve me COVID-19 përderisa thuhet se 134 qytetarë janë shëruar nga infeksioni.

IKShPK thekson se tre raste pozitive janë regjistruar në Prizren, dy në Mitrovicë, dy në Prishtinë, nga një në Gjakovë, Pejë dhe Gllogoc.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 107,507 raste pozitive me coronavirus, prej tyre 2,245 kanë vdekur si dhe 104,188 janë shëruar,

Aktualisht në Kosovë janë 1,074 raste aktive me SARS-CoV-2.