Dhjetë pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 10 pacientë të infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit, në  këtë spital, asnjë nga pacientët me COVID-19 nuk është në gjendje të rëndë.

Spitali po ashtu ka njoftuar se 8 nga 10 pacientët me COVID-19 po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Deri më sot në Kosovë janë infektuar 15.663 persona, janë shëruar 13.677 ndërsa kanë vdekur 627.