Dhjetë filmat më të mirë të vitit 2020  

Viti pandemik ka bërë që secili shtëpinë ta shndërroj në një mini-kinema për të parë filmat më të mirë të kinematografisë botërore.

Webfaqja e kritikut dhe historianit të filmit, gazetarit dhe skenaristit Roger Ebert ka renditur filmat më të mirë të vitit 2020.

Në bazë të vlerësimeve të kompanive të kritikëve të filmave, recensioneve të mediave botërore dhe këndvështrimeve të profesionistëve të filmit, më poshtë gjeni filmat më të mirë të këtij viti.

Ata shpërfaqin probleme shoqërore, histori klasike, intriga familjare, nocione nostalgjike, përjetime e barriera jetësore.

  1. “The Assistant”

Filmi “The Assistant” është dramë e përditshmërisë, trajton temën se si punëtoret detyrohen të tolerojnë ngacmimet dhe abuzimet në vendin e punës.

Aktorja Julia Garner e cila luan rolin e protagonistes Jane, interpreton rolin me pak fjalë, por elokuenca fizike e saj ankoron dramën e epokës #MeToo (lëvizje shoqërore kundër abuzimit seksual dhe ngacmimit seksual ku njerëzit publikojnë akuzat për krime seksuale të kryera nga burra të fuqishëm dhe /  të shquar).

Protagonistja Jane udhëton çdo ditë për në punën e saj për të bërë kafe, fotokopje, duke porositur dreka dhe duke aranzhuar udhëtime dhe akomodime për drejtuesit e jashtëligjshëm dhe klientëve të kompanisë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë së filmit në New York, shefi i Jane,  Harvey Weinstein megjithëse nuk shfaqet asnjëherë fytyra e tij, sjellja e tij toksike drejton historinë.

“The Assistant”

Jane  zbulon një skenë virtuoze të sjelljes të papërshtatshme dhe abuzive të shefit të saj ndaj një vajze duke i premtuar një punë në zyrë. Jane bënë ankesë tek një përfaqësues i burimeve njerëzore i cili në dukje mikpritës (Matthew), ankesë prej të cilës ajo sulmohet dhe vëren pushtetin e njerëzve autoritativ dhe mbështetjen që kanë ata edhe kur shkelin ligjin.

“The Assistant” eksploron format psikologjike se si një person që përpiqet të sjellë drejtësi atakohet në rezistencë nga pushtetarët. Shefi i saj i bërtet, poshtëron atë për t’i shkruar një falje për çdo të ashtuquajtur gabim. Jane empatizon duke e trajtuar këtë rast sikur diçka që i ndodh edhe grave tjera. Ky film jep zë jo vetëm të një gruaje brenda një kompanie prodhimi, por për pothuajse çdo vend pune toksik që inkurajon punonjësit e saj të injorojnë abuzimin.

 

  1. The Nest”

Drama “The Nest” është njëherazi një studim i ftohtë vëzhgues i një familje të epokës Reagan-Thatcher të ndarë në ambcie, kombësi dhe lidhjet fëmijë – prindër.

Një dramë e bukur dhe e pikëlluar për një çift të martuar që zhvendosen nga pjesa e sipërme e New York-ut në një pronë të vjetër afër Londrës, ku bashkimi i tyre fillon të shthuret.

Martesa e Rory dhe Allison (Jude Law dhe Carrie Coon) veçse ishte e dobët. Por bashkëshortët ishin aq të kënaqur me rutinat e familjes, dhe të zhytur në aktivitetet e tyre (ai është një bankier investimesh, ajo rrit kuaj). Zhvendosja e tyre në Angli, ku Rori u rrit, është një dritë e zezë e drejtuar në një skenë krimi.

“The Nest”

Filmi ofron hapësira intime, duke parë burrin dhe gruan që shqyejnë njëri-tjetrin me inate të thella dhe goditje hiperverbale.

Me kohëzgjatje vetëm një orë e dyzet e pesë minuta por në kujtesë ajo ndihet shumë më gjatë sepse çdo skenë, moment, linjë dhe gjest qëndron për shumë gjëra në të njëjtën kohë, dhe ekzistojnë në shumë nivele në të njëjtën kohë, pa bërë një çështje të madhe se si shumë të dhëna dhe kuptim po përcillen.

 

  1. “Never Rarely Sometimes Always”

“Never Rarely Sometimes Always”  është lista e përgjigjeve të mundshme për një seri pyetjesh të ndjeshme që një punonjës social i bën një adoleshente shtatzënë që kërkon të abortoj.

Rom Eliza Hittman, shkrimtarja dhe regjisorja e famshëm e filmit  “It Felt Like Love dhe Beach Rat”, vjen një tjetër dramë që arrin të ndërthurë vërtetësinë e zymtë të një dokumentari me ndjeshmërinë poetike të kinemasë së pastër.

Hittman tregon një histori të fshehur shpesh të të drejtave riprodhuese, çështje e vjetër që ka rëndësi bashkëkohore. Filmi është portret i përsosur i miqësisë femërore, një histori e moshës në moshë me lakime të filmave rrugorë, shumë të sinqertë dhe thellësisht ndikuese.

“Never Rarely Sometimes Always”

Autumn dhe kushërira e saj Skylar marrin një autobus nga Pensilvania për në New York sepse kjo është mënyra e vetme që Autumn mund të abortojë pa e kuptuar nëna dhe njerku i saj.

Në një intervistë, Hittman kishte thënë se me këtë film dëshironte të “rikthente rrëfimin” mbi të drejtat e riprodhimit me perspektivën e një gruaje. Dokumentari i Hittman vë në pah cenueshmërinë e vajzave, vendosmërinë e tyre dhe qëndrueshmërinë e tyre.

 

7.“Beanpole”

Individë në shok, një komb në shok, një film në shok – dhe, deri në fund, në fakt, audienca e tij në shok, është fjalia me të cilin e përmbledh recensionin e filmit, prestigjiozja “The Guardian.”

Këto janë gjendjet shpirtërore që duhen përjetuar në këtë film brutal dhe të shkëlqyeshëm nga regjisori dhe bashkë-shkrimtari 27-vjeçar rus Kantemir Balagov. Ai gjen një botë shpirtërore gjatë stresit post-traumatik me filmin e tij të vendosur në Leningrad, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.Filmi është  i frymëzuar nga historia gojore e vitit 1985 e përvojave të grave sovjetike gjatë luftës “The Unwomanly Face of War” e Svetlana Alexvich.

“The Beanpole”

Në qytetin e turbullt, të zymtë të Leningradit në vjeshtën e vitit 1945, dy gra të reja kanë gjetur miqësi dhe një lidhje të fortë që thjesht të mbijetojnë së bashku, në një rast të pastër që kanë shmangur vdekjen – ose duke menduar nëse e kanë shmangur atë në të vërtetë. Iya (Viktoria Miroshnichenko) është një grua e re e gjatë, eterike, e cila punon si infermiere në një spital ushtarak, gjatësia e saj dhe një parregullsi e çuditshme i ka dhënë asaj pseudonimin “Dilda”, ose “Beanpole”.

Kjo është një histori e njerëzve për të cilët tmerri i luftës nuk ka përfunduar, për të cilët paqja është tmerr i luftës.

Lufta sapo ka mbaruar, por rreth 800,000 civilë vdiqën në rrethimin e Leningradit dhe trauma e atyre që kanë mbijetuar, përfshirë shumë që po kthehen nga frontet, përshkon atmosferën e filmit si një mjegull.

 

  1. “Minari”

Një familje amerikane koreane kërkon një jetë më të mirë kur zhvendoset në një fermë të vogël në Arkansas. Ndërsa ata udhëtojnë nëpër një peizazh të gjelbër amerikan, vetë toka duket se u flet personazheve, dhe përmes tyre, neve.

“Minari” i Lee Isaac Chung hedh një magji nga fillimi i tij, një evokim i ngjashëm me Terrence Malick i qenieve njerëzore që përpiqen të qëndrojnë në harmoni me botën natyrore.

“Minari”

Një histori klasike e emigrantëve me detaje të reja specifike, shpesh unike. Familja koreano-amerikane e kryesuar nga babai, Jacob (Steven Yeun) dhe nëna Monica (Yeri Han), erdhi nga Koreja në vitet 1980 dhe kaloi kohën në Kaliforni duke punuar si sekser pulash, duke ndarë zogjët e pulave sipas gjinisë. Tani ata janë zhvendosur me dy fëmijët e tyre të lindur në Amerikë, një vajzë serioze dhe të pjekur me emrin Anne (Noel Kate Cho) dhe gjashtë vjeçarin me emrin David (i sapoardhuri Alan S. Kim), duke shpresuar të fillojnë një fermë 50 hektarë në një qytet i vogël Arkansas.

Minari “kap ritmet e jetës në fermë” gjithashtu i kushton vëmendjen specifikave të dinamikës familjare, martesës së prishur të Jacob dhe Monica, marrëdhëniet e gjyshes me Davidin 6-vjeçar dhe marrëdhëniet e familjes me zonën rurale.

 

  1. “Da 5 Bloods”

Katër veterinerë afrikano-amerikanë luftojnë forcat e njeriut dhe natyrës kur kthehen në Vietnam duke kërkuar eshtrat e udhëheqësit të tyre të skuadrës së rënë dhe pasurinë e artë që ai i ndihmoi ata të fshiheshin.

Da 5 Bloods” është një vepër jetësore për një temë të lënë pas dore në filmin amerikan: përvoja e veteranëve zezakë në Luftën e Vietnamit, një perspektivë që i mungon 50 viteve të Hollywood-it. Filmi ndjek një grup me 60 pensionistë, që ende mbajnë zi për udhëheqësin e tyre Stormin ’Norman (i luajtur nga Chadwick Boseman), i cili vdiq në betejë, ndërsa ktheheshin në Vietnam për të rimarrë trupin e tij dhe një arkë shufra ari që u varros së bashku.

“Da 5 Bloods”

Përmes thjerrëzave të këtij kapari, regjisori i filmit Spiker Lee shqyrton ciklet e dhunës të kërkuara nga imperializmi amerikan dhe ironinë mizore që ushtarët e zinj  të cilët e quanin njëri-tjetrin “Gjak” u detyruan të luftonin për liri në një vend tjetër.

 

  1. “First Cow”

 Dy udhëtarë të arratisur nga një bandë gjahtarësh hakmarrës në Veri-Perëndim, përkatësisht në Oregon të vitit 1820, ëndërrojnë të pasurohen, por plani i tyre i paqartë për të bërë pasuri mbështetet në përdorimin e fshehtë të një lope qumështore të çmuar të një pronari toke.

Kuzhinieri hebre dhe shoku i tij kinez rinegociojnë statuset e tyre përkatëse si të dëbuar duke u bashkuar dhe duke shkuar në një lloj biznesi së bashkë. Sipërmarrësit aksidentalë në mënyrë optimiste aspirojnë të lëvizin në jug, në San Francisko dhe të hapin një biznes të dyqaneve. Në ndërkohë, ata gjejnë ushqim në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në rafinimin e recetave të tyre.

“First Cow”

“First Cow” hapet në fokus botën e sotme duke përfshirë intereset sociologjike.

Kjo lloj rrëfimi nuk është i zakonshëm për regjisoren Kelly Reichardt, e cila drejtoi “First Cow” nga një skenar që ajo shkroi me Jonathan Raymond, duke adaptuar romanin e tij “Gjysma e jetës”. Por i shërben mirë vizionit të saj për Amerikën si një vend zbulimi dhe tmerri.

Filmi është një diseksion i njëkohshëm i butë dhe i pakursyer i të metave formuese të kapitalizmit, dhe i “ëndrrës amerikane”, një histori kufitare që kap realitetet e ashpra dhe kënaqësitë e thjeshta të një jete të ndërtuar me përpikmëri nga shkëmbi, druri dhe toka.

 

  1. “American Utopia”

Filmi tregon se çfarë ndodh kur dy gjigandë të kulturës pop bashkëpunojnë duke sjellë përvojën e përjetshme dhe duke trajtuar dashurinë e tyre të përbashkët për shfaqje të drejtpërdrejt, si një gjuhë të përbashkët.

Këngëtari David Byrne dhe një grup muzikantësh ndërkombëtarë interpretojnë këngë nga muzikali i Broadway “Utopia Amerikane”.

“American Utopia”

“American Utopia” e David Byrne është një pasqyrë e artit, ndjeshmërisë dhe dhembshurisë. Në këtë film shfaqet kryqëzimi i dy artistëve Spike Lee dhe David Byrne të cilët shfaqin atë se si kanë njerëzit lidhen përmes artit.

Në këtë film këngëtarët-muzikantë nuk janë të lidhur me amplifikatorë ose grupe daulle ose tastiera të mëdha. Shumica e tyre mbajnë instrumente të përforcuar me valë (një daulle laku, një kitarë, një piano digjitale), kështu që ata mund të shëtisin nëpër skenë në një gjendje lirie pa u penguar nga teknologjia.

 

  1. “Nomadland”

Pasi humbi gjithçka në Recesionin e Madh, një grua fillon një udhëtim nëpër Perëndimin Amerikan, duke jetuar si një nomade moderne e cila banon në furgon.

“Ky është një film i qetë, por asnjëherë i shurdhër, me shkrepje dhe tema që do të vazhdojnë të bëjnë jehonë” shkruan kompania amerikane e përmbledhjes së rishikimeve për film dhe televizion, Rotten Tomatoes.

Sipas recensioneve filmi është një shfaqje serioze, e bazuar, gjithëpërfshirëse që portretizon “vendin e fluturimit” si një peizazh ku shpirtrat e pavarur ende mund t’ia dalin vetë.

“Nomadland”

Regjisorja Zhloé Zhao’s thotë për “The Guardian” se filmi është një hibrid plotësisht dokumentar-i trilluar.

Liria e trillimit lejon Zhao të bëjnë Fern-in mishërimin e të gjitha tregimeve të nomadëve.

Jeta e saj, e vetmuar më shpesh sesa jo, është joshëse përderisa ajo në furgonin e saj të ngushtë, shikon fotografi të vjetra të familjes, gatuan supë të konservuara në një furrë të vetme dhe përdor një kovë plastike si tualet.

 

  1. “Small Axe: Lovers Rock”

Filmi shpërfaq ngjarjen e ndodhur në një festë të organizuar në një shtëpi në Londrën Përendomire të vitit 1980.

Sipas kritikut webfaqes RogerEbert, filmi ndan nocion nostalgjik duke e lidhur me realitetet e sotme të diktuara nga pandemia, ku të gjithë i ka marrë malli për lidhjeve njerëzore.

“Small Axe: Lovers Rock”

Seria e filmit Small Axe të Steve McQueen, Lovers Rock ka dy pjesë të bazuara në histori të vërteta. Filmi paraprihet nga Mangrove, duke treguar historinë e gjyqit të vitit 1970 midis një grupi të aktivistëve britanikë zezakë, Mangrove Nine i cili u përplas me forcën e policisë raciste në lagjen Notting Hill të Londrës. Dhe Lovers Rock, një histori e origjinës rreth Leroy Logan, brezi i parë britanik i cili në vitin 1983, përfundoi duke u bashkuar me radhët e forcës policore që terrorizoi lagjen.

Lovers Rock është i përbërë nga  detaje mjaft të bukura, duke krijuar një përbërje të natës nga këndvështrimet e një duzinë personash në mbrëmje. Megjithëse ka dialog, shkruar nga skenaristja Courttia Newland, shumica e historisë është pa fjalë, e përcjellë përmes vështrimit ose gjestit ose ndryshimit të humorit kur një rekord ndërrohet për tjetrin.