Insulina - Ilustrim RTK

Dhjetë ditë pasi mbetën pa insulina, qendrat shëndetësore në Gjakovë furnizohen me to

Për dhjetë ditë qendrat mjekësore në Gjakovë kanë pas mungesë të insulinave, për pacientët diabetik në këtë komunë. Por ky problem është zgjidhur sot.

Shefi i barnatores qendrore në Gjakovë, Shkumbim Dushi, tregoi se qendrat shëndetësore në këtë komunë nga sot janë mjaftueshëm të furnizuara me tre lloje të insulinave, “Novomix”, Levemir” dhe Novorapid.

“Kemi marr tre lloje të insulinave. 4 mijë e 600 është sasia e “Novomix”, njëri lloj është “Novorapid” rreth 800 dhe 600 janë të llojit “Levemir””, tha ai për KALLXO.com.

Insulinat janë jetike për pacientët diabetik, mirëpo furnizimi me insulina në institucionet shëndetësore në komuna është përcjellë me probleme edhe muajve të kaluar.

Gjatë nëntorit, QKMF në Prishtinë dhe Obiliq patën mungesa të disa llojeve të insulinave.

Prishtina e Obiliqi, pa disa lloje të insulinave, pacientët i blejnë ato në barnatoret private