Foto: Ilustrim

Dhjetë burra luajnë bixhoz në Graçanicë, arrestohen nga Policia

Në fshatin Gushtericë e Poshtme të komunës së Graçanicës, Policia e Kosovës ka identifikuar 10 burra duke luajtur bixhoz.

Katër nga të dyshuarit, me urdhër të prokurorit janë arrestuar ndërsa gjashtë të tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës bixhozi është lojë e kundërligjshme.

Rasti është duke u hetuar nga organet e rendit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 02:00 në mëngjes.