Ilustrim

Dhëndri dyshohet se e rrahu vjehrrën dhe mikun, arrestohet

Një person është arrestuar nga Policia pasi i njëjti po dyshohet se nën ndikimin e alkoolit është rrahur me vjehrrën dhe me mikun e tij.

Siç njofton Policia se rasti ka ndodhur në Prizren derisa të tre të përfshirët në këtë përleshje kanë pranuar edhe ndihmën e mjekut.

“Raportohet se një mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, është rrahur me vjehrrën dhe mikun e tij (nënë e birë). Tre të dyshuarit janë arrestuar si dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt” njofton Policia.