Hekurudhat në Kosovë | Foto: Infrakos

Dha dorëheqje kryesuesi, Qeveria emëron kryesuesin e ri të bordit të Infrakos-it

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që kryesuese e bordit të përkohshëm të ndërmarrjes “Infrakos”, ta jetë Edona Nahi, pasi që Dukagjin Kastrati ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri ministrja e Ekonomisë. Artane Rizvanolli

“Edona Nahi, kryesuese e bordit të përkohshëm të drejtorëve deri në përzgjedhjen e bordit të rregullt”- tha ajo.

Bordi i kaluar i rregullt ishte shkarkuar muajin e kaluar për shkak se Ministria e Ekonomisë kishte vlerësuar se anëtarët nuk kishin kryer detyrat e tyre.

Shkarkohen tre anëtarë të bordit të ‘INFRAKOS’, emërohet bordi i përkohshëm