Dezinfektohet shtëpia e personit të prekur me coronavirus në Janjevë

Komuna e Lipjanit sot njoftuar se ka bërë dezinfektimin e shtëpisë së personit të prekur me Covid-19, po ashtu stacionin Policor dhe rrugëve në fshatin Janjevë.

“Po ashtu janë marr të gjitha masat që banorët në Janjevës të vetë izolohen deri te kalimi i kësaj situate”, thuhet në njoftimin e komunës.

KALLXO.com mbrëmë ka raportuar se edhe një person është identifikuar si i infektuar me coronavirus.

Sipas njoftimit, rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 22 persona të prekur me virusin COVID-19. Rastet e paraqitura janë nga qytetet si Klina, Malisheva, Podujeva, Vitia që janë izoluar.