Ferizaj - 17.03.2020

Dezinfektohen me preparate kimike e higjienike rrugët e sheshet e Ferizajt

 

Që në mëngjes, punonjësit e  kompanisë “Pastërtia”, dolën në sheshet e rrugët e qytetit të Ferizajt për të grumbulluar mbeturinat e për të mirëmbajtur qytetin.

Sot, ata bën edhe një aksion të rëndësishëm për shëndetin publik, veçanërisht këto ditë të emergjencës nga pandemia COVID-19. Me preparate adekuate kimike, higjienike, pastruan e dezinfektuan sheshet e rrugët kryesore të qytetit, njofton Komuna e Ferizajt

Tutje Komuna thekson se “Pastërtia nuk është gjysma e shëndetit, është vet shëndeti, andaj si masë mbrojtëse e shëndetit publik, sot kreu i shtabit emergjent, Agim Aliu urdhëroi pastrimin e dezinfektimin e rrugëve e shesheve publike, për të minimizuar mundësinë e paraqitjes e përhapjes së virusit COVID-19”.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 16 persona të prekur me virusin COVID-19.

Qytetet si Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina janë në karantinë pasi në këto qytete u identifikuan disa të prekur me virus.

Ndërkaq, tre persona të prekur me coronavirus janë identifikuar në Aeroportin e Prishtinës pasi erdhën nga Londra.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.

Momentalisht në botë numërohen mbi 180 mijë të infektuar me këtë virus, dhe mbi 7 mijë kanë vdekur.

Vendet më të prekura në botë nga virusi janë Kina dhe Italia.

 

Ferizaj – 17.03.2020
Ferizaj – 17.03.2020
Ferizaj – 17.03.2020