Foto: Komuna e Prishtinës

Dezinfektohen 33 objekte shëndetësore në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare se ka përfunduar dezinfektimi në: 15 qendrat e mjekësisë familjare, 15 ambullantat e mjekësisë familjare, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Poliklinikën e Stomatologjisë dhe Dispanzerin Antituberkular

“Në këto 33 objekte do të ketë kujdes të shtuar dhe dezinfektim më të shpeshtë, ashtu që personeli shëndetësor dhe qytetarët që shërbehen të jenë sa më të sigurt. Përndryshe, mos dil pa nevojë!”, thuhet në fund të njoftimit të Komunës së Prishtinës.