Ilustrim

Detektohet rasti i parë me “Flurona” në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Shtetit të Maqedonisë ka informuar se është detektuar rasti i parë me “Flurona” në shtetin e Maqedonisë.

Rasti i parë që është detektuar është te një 26 vjeçar nga Zajazi.

Sipas informacioneve, 26 vjeçari është rikthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak para datës 31 dhjetor. Ai ishte rivaksinuar para se të arrinte në Maqedoninë e Veriut.

“Flurona” është përzierja e gripit sezonal me COVID-19.

Po ashtu nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se deri më tani tek pacienti nuk ka ndonjë pasqyrë të rëndë klinike dhe 26 vjeçari është dërguar në shtëpi për mjekim të mëtejshëm./Rtv21