Foto: REL/AFP

Detajet si u dëbuan dy të dyshuar nga Turqia të cilët tentuan të marrin pjesë në grupe terroriste në Siri

Dy persona  të dyshuar nga Kosova kanë tentuar të ju bashkëngjiten  grupeve terroriste në Siri.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit të cilët tentuan të bashkëngjiten në grupe terroriste në Siri janë ka arrestuar dje në Aeroportin ndërkombëtar në Prishtinë.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë dje rreth orës 10:30.

Dy të dyshuarit sipas policisë, pas dëbimit nga Turqia nën dyshimin se kanë tentuar të bashkëngjiten në grupe terroriste në Siri, janë kthyer në aeroport ku edhe është bërë arrestimi i tyre nga ana e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, dy personat e dyshuar janë dërguar më mbajtje.

Problemi i radikalizmit në vendin tonë vazhdon të jetë problem i madh duke marrë parasysh se ka ende qytetar të cilët tentojnë të marrin pjesë në grupe terroriste në Siri.

Në bazë të statistikave, deri më tani janë mbi 100 të vrarë në Siri, dhe mbi 200 qytetar të arrestuar në Kosovë

Gjatë muajit prill të këtij viti, në një aksion i cili mund të konsiderohet si një ndër aksionet më të mëdha antiterror në Kosovë, janë rikthyer 110 kosovar të cilët gjendeshin në zonat e konfliktit në Siri.

4 burra një nga ta i mitur, 32 gra e 74 fëmijë janë rikthyer me një aeroplan gjatë mesnatës.

A ekziston rreziku i rikthimit në Siri?

.