Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Detajet si u arrestuan dy burra e tri gra për mundësim të prostitucionit

Policia e Kosovës përmes një operacioni policor ka bërë arrestimin e pesë personave të dyshuar për mundësim të prostitucionit.

Sipas njoftimit, në lidhje me këtë rast Sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka përdorur masa të fshehta teknike të hetimit, në koordinim me  Prokurorinë Themelore Prishtinë.

Gjatë ditës së djeshme, policia ka realizuar një operacion ku është bërë kontrollimi I një lokali, dhe identifikimi i persë personave të dyshuar për mundësim të prostitucionit, ofrim të lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje.

Të arrestuar nga policia janë dy burra B.M., 32 vjeçar, M.K., 33 vjeçar, dhe tri gra, E.A., 23 vjeçare, Sh.A., 20 vjeçar dhe M.S., 32 vjeçare.

Hetuesit policorë, si prova materiale kanë sekuestruar përkohësisht tetë telefona mobil, një DVR i kamerave dhe prova tjera relevante lidhur me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.