Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Detajet nga vrasja në Gjakovë, i dyshuar sulmoi familjen tre anëtarëshe

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në fshatin Bardhaniq të Gjakovës sot rreth orës 3 të mëngjesit

I dyshuari është V.I., shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Drejtori i Policisë, Lumni Graishta ka treguar se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Graishta ka konfirmuar që i dyshuari V.I. shtetas i Republikës së Shqipërisë ka sulmuar me thikë mikun e tij (viktimën), gruan dhe djalin e tij, pas të cilit akt i dyshuari është arratisur.

Mirëpo, i njëjti është arrestuar në orën 07:00 nga Stacioni Policor në Deçan.

Graishta ka thënë se mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa dy personave tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i dyshuari është ndaluar për 48 orë ndërsa i lënduari tjetër (djali i viktimës) për shkak të plagëve të rënda është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit vepra është cilësuar si ”Vrasje e Rëndë”, ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon ende, kurse hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë në mbikëqyrje të afërt të prokurorit të shtetit”- ka thënë Graishta për KALLXO.com

Një i vdekur e dy të plagosur në Gjakovë