Foto: Ilustrim

Detajet nga aksidenti me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë

Një aksident trafiku në rrugën Gjilan-Kamenicë ka përfunduar me fatalitet mbrëmjen e së shtunës.

Një burrë, 70 vjeçar ka vdekur.

Policia në raportin 24orësh ka dhënë detaje se si ka ardhur deri të aksidenti.

Policia njofton se i dyshuari deri sa ishte duke drejtuar automjetin VW kombi për arsye të pa njohura del në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe godet veturën Lada Riva të cilën e drejtonte viktima.

Si pasojë e aksidentit viktima është dërguar ne Qendrën emergjente të Gjilanit pa shenje jete, lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi.

I dyshuari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në drejtim të pa njohur.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion .