Detajet e Prokurorisë për vrasjen e 19 vjeçarit në Gjilan

Prokuroria në Gjilanka njoftuar se sot pas mesnatës, në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan, dyshohet se një person i moshës 19 vjeçare është sulmuar me thikë, i cili ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Sipas njoftimit të Prokurorisë i ndjeri E.S., fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore, në Emergjencën e Spitalit Regjional, në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka vdekur.

Tutje në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vrasje e rëndë’’.

Lidhur me rastin, në njoftim theksohet se prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e familjarëve të ndjerit dhe dëshmitarëve tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale.

Vrasje në Gjilan, theret me thikë një 19 vjeçar