Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Detajet e Prokurorisë për dy të dyshuarit që u kapën nga policia me kokainë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngitur aktakuzë ndaj F. M., dhe E. H., për shitje dhe posedim të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F. M., me qëllim të shitjes së narkotikëve, me 23 tetor, me dijen e të akuzuarit E. H., me automjetit e të cilin po lëviznin në orët e vona, kanë poseduar një çantë krahu, në të cilën kanë pasur pesë qese plastike me kokaninë, një qese plastike me ekstazi, 18 qese plastike me kokainë, dhe një peshore me mbishkrimin “Constante”, që shërben për matjen e narkotikut.

Sipas aktakuzës të njëjtit janë zënë na policia në rrugën “Beteja e Vrrinit” në Prizren.

Ndërsa, i pandehuri E. H., sipas prokurorisë ka kontribuar në shitjen e substancave narkotike, pasi që me datën, kohën dhe vendin e njëjtë, duke qenë në dijeni për planet për shitje, të të akuzuarit F. M., për sasinë e narkotikëve që i kishte në çantë, e kishte marrë të dyshuari në automjetin e tij në të cilin ishin edhe dëshmitarët R. Xh., dhe J. C., dhe kanë lëvizur nëpër qytet.

Të njëjtit sipas aktakuzës janë zënë nga policia dhe në ulësen e pasme të automjetit i është gjetur një sasi e marihuanës.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë.