BURIMI I FOTOS - FCB - Leotrim Murtezaj

Detajet e Prokurorisë në Pejë për sulmin ndaj drejtorit të Inspeksionit

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Pejës, Leotrim Murtezaj është sulmuar mbrëmë në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas Nikçit, rasti ka ndodhur në një lokal në Pejë.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë në një lokal në qendër të qytetit. Disa persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Nikçi.

Ai tutje ka shtuar se të dyshuarit për këtë rast janë identifikuar por ende janë në arrati.

“Policia është duke punuar në mënyrë intensive për arrestimin e tyre”, ka thënë Nikçi.

KALLXO.com ka provuar disa herë gjatë ditës të kontaktoj me drejtorin e Drejtorisë së Inspeksionit në Pejë, Leotrim Murtezaj, po i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.