Detajet e policisë, si u tentua të falsifikohen rreth 4 milionë dollarë në Kosovë

Një rrjet i dyshimtë i falsifikimit të parave është kapur në një aksion të gjerë.

Në lidhje me këtë rast policia ka njoftuar se ka intervistuar tre persona të dyshuar si dhe ka kryer bastisje në dy shtëpi në Gjilan dhe një në Gjakovë.

Gjatë bastisje policia ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar gjësende dhe dëshmi relevante, ku te lokacioni i personit të parë janë gjetur dhe janë sekuestruar shtatë paketa me letra të formatit A-4 të gatshme për printim për monedhat 50 dollarësh amerikanë, një makinë e cila është e destinuar të përdoret për prerjen dhe ngjyrosjen e bankënotave, automjeti Audi A4 ngjyrë e bardhë, një qese plastike e llojit marihuanë,  një predhë e plumbit, një telefon mobil, një llap top, një skaner/fotokopje për letër, dhe një aparat për terje të letrës.

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit të dytë policia ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të llojit Ecol, dy fishekë dhe një telefon mobil.

Ndërsa tek i dyshuari i tretë policia ka njoftuar se ka gjetur vetëm një telefon mobil.

Në njoftimin e policisë thuhet se ndaj të dyshuarit të parë,  hetimet rajonale kanë proceduar rastin për veprën penale të ‘rrëmbimit’, kurse Stacioni Policor Gjilan ndaj personit të dytë ka proceduar rastin për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’, si dhe policia në Prizren ndaj tre këtyre të dyshuarve ka proceduar rastin për veprën penale ‘falsifikimi i parasë’, në bashkëkryerje.

Në lidhje me këtë rast, pas ekzaminimeve dhe numërimit nga Forenzika rezulton se tek pakot e gjetura me letra janë 20 mijë e 422 letra, ku vlera totale që mund të prodhoheshin nga kjo sasi është 4 milion e 84 mijë e 400 dollarë.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve të arrestuar me aktvendim të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orëve.